LAJMI I FUNDIT:

Goditja e Wernerit në stërvitjen e Chelseat përpara finales së Ligës së Kampionëve bëhet virale

Goditja e Wernerit në stërvitjen e Chelseat përpara finales së Ligës së Kampionëve bëhet virale

Një video e Timo Werner që merr pjesë në një stërvitje gjuajtjesh përpara finales së Ligës së Kampionëve është bërë virale, por jo për një arsye të mirë.

Chelsea dhe Manchester City janë gati për finalen e madhe e cila pritet të fillojë nga ora 21:00 dhe zhvillohet në Estadio do Dragao të Portos,


Werner mund të paraqitet si sulmues i vetëm në formacionin e Thomas Tuchel kundër Cityt në finalen e Ligës së Kampionëve, por forma e tij lë për të dëshiruar.

Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Man City – Chelsea
Lexo po ashtu Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Man City – Chelsea

Tifozët e Chelseat do të shpresojnë që ai të mos ketë formën e tij të stërvitjes edhe në ndeshje, pasi një video e ‘mallkuar’ është duke bërë xhiron në Twitter.

Sulmuesi gjerman, i cili ka shënuar vetëm 12 gola këtë sezon, ka përfunduar si ‘objekt talljeje’ pa mëshirë nga tifozët rivalë për goditjen e tij të tmerrshme në stërvitje.

Videoja tregon sesi 25-vjeçari gjerman nuk arriti të qëlloj i vetëm përball portierit dhe goditja e tij shkon lartë mbi portë gjatë në stërvitje. /Telegrafi/

https://twitter.com/Autocritike/status/1398337253852729348