LAJMI I FUNDIT:

Goditet nga vetura një këmbësore në afërsi të EULEX-it

Goditet nga vetura një këmbësore në afërsi të EULEX-it

Një këmbësore është soditur nga vetura në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40 në afërsi të EULEX-it, ndërkaq këmbësorja ka pësuar lëndime trupore.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:40, në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti për Telegrafin.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin. /Telegrafi/