ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Një person ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në depon e firmës dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme nga kasaforta.

Sipas një njoftimi për media thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 02:00 në fshatin Zajm, në Klinë.


Tutje thuhet se në vendngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse.

“Fsh. Zajm, Klinë 13.07.2026 – 02:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në depon e firmës dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash nga kasaforta. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/