LAJMI I FUNDIT:

Glik i shpëtoi kartonit të kuq pasi e shkeli Higuainin, ndërsa thotë se gjyqtarët e ndihmojnë Juven (Foto)

Glik i shpëtoi kartonit të kuq pasi e shkeli Higuainin, ndërsa thotë se gjyqtarët e ndihmojnë Juven (Foto)

Mbrojtësi i Monacos, Kamil Glik, ka pranuar se ndoshta ka merituar karton të kuq për shkeljen e Gonzalo Higuainit, mirëpo ka thënë se gjyqtarët gjithmonë e ndihmojnë Juventusin.

Ish-kapiteni i Torinos nxiti një reagim të fuqishëm të tifozëve të Zonjës së Vjetër gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve të martën mbrëma kur e shkeli në këmbë sulmuesin kryesor të bardhezinjve.


Shkelja që Glik i bëri Higuainit (BT Sport)

“Nuk e bëra me qëllim dhe nuk e kisha për qëllim që t’i provokoja tifozët”, është shprehur futbollisti polak.

“Ndoshta e meritova kartonin e kuq, por në të kaluarën, lojtarët e Juves nuk janë përjashtuar për gjëra edhe më të këqija”.

“Nuk duhet të shkosh shumë larg, pasi të shtunën në derbi (Juve-Torino), Afriyie Acquah u përjashtua pa të drejtë dhe Sinisa Mihajlovic u suspendua me dy ndeshje për reagimin e tij”.

Reagimi i Higuainit nga dhimbja (BT Sport)

“Gjyqtarët i ndihmojnë Juventusit. Fatkeqësisht, kjo ka ndodhur, vazhdon të ndodhë dhe gjithmonë do të ndodhë”.

“Nuk kam folur me Higuainin pas ndeshjes, por kam biseduar me lojtarët tjerë të Juves. Shumë shpesh më kanë goditur sa kam qenë në Itali dhe këto gjëra ndodhin në një ndeshje të vështirë”, ka deklaruar Glik.

Zonja e madhe gati për finalen e Cardiffit (Video)
Lexo po ashtu Zonja e madhe gati për finalen e Cardiffit (Video)

Juventusi e eliminoi Monacon dhe u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve, ku e pret fituesin e duelit mes Atletico Madridit dhe Real Madridit, ndërsa Los Blancos janë favoritë për të shkuar në Cardiff. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori