Komisioni i Gjyqtarëve të Kosovës ka pezulluar gjyqtarin Qëndrim Vata.

E krejt kjo u bë shkaku i një postimi të gjyqtarit në rrjetet sociale ku kishte fyer kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.

Vata ka reaguar në rrjetet sociale duke kërkuar falje, pasi sipas tij i është hakuar llogaria e tij në rrjetin social Facebook.

Vata ndër të tjera ka thënë se nuk ka të bëjë fare me parti politike pasi është person i sportit.

Gjithsesi Komisioni i Gjyqtarëve të Kosovës ka vendosur ta pezullojë gjyqtarin Vata dhe e ka dërguar lëndën në Komisionin Disiplinor të FFK-së.

E fyeu kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, FFK e pezullon gjyqtarin Vata E fyeu kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, FFK e pezullon gjyqtarin Vata

Mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrë KD i FFK-së për gjyqtarin nga Ferizaj. /Telegrafi/