LAJMI I FUNDIT:

Gjykoi tre shqiptarë në të njëjtën ditë, gjykatësi anglez i habitur: Pse largoheni nga Shqipëria e bukur për në Britani?

Gjykoi tre shqiptarë në të njëjtën ditë, gjykatësi anglez i habitur: Pse largoheni nga Shqipëria e bukur për në Britani?

Një gjyqtar në Mbretërinë e Bashkuar, i cili ka vizituar Shqipërinë, u shfaq i çuditur me shqiptarë që braktisin vendin dhe përfshihen në trafiqe në Britaninë e Madhe.

Gjyqtari Ian Lawrie, në Gjykatën e Gloucester Crown, i bëri komentet gjatë një dite të ngarkuar kur gjykoi tre raste të veçanta të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë, të përfshirë në shpërndarje droge.

Duke dënuar të fundit prej tyre, Erijon Melanin, me 20 muaj burgim për furnizim kokaine në Cheltenham, gjyqtari i tha atij: “Kam qenë në vendin tuaj tre herë në 40 vitet e fundit. Është një vend shumë i bukur. E di që ka problemet e veta, por ka më pak probleme sesa kur e vizitova për herë të fundit. Është një vend mahnitës me njerëz mahnitës  dhe ushqimi ishte i mirë, kështu që pse doni të vini këtu nuk e kuptoj.”


Gjykatësi i tha të pandehurit se pasi të kryente gjysmën e dënimit të tij, ai do të deportohej në Shqipëri. Pasi Melani kishte lënë bankën e të akuzuarve për t’u dërguar përsëri në qeli, gjyqtari shtoi: “Nuk e di pse Shqipëria nuk është një atraksion më i madh turistik. Plazhe fantastike dhe male të bukura.”

Në të njëjtën ditë u paraqitën para gjyqtarit Lawrie edhe shqiptarët Emiljan Gjergji, 26 vjeç, Martin Ndreca, 24 vjeç. Gjergji u deklarua fajtor për posedimin e kokainës me qëllim furnizimi. Ai u burgos për një total prej 20 muajsh dhe u tha se do të dëbohej kur të kishte kryer gjysmën e dënimit. Ndreca u deklarua fajtor për furnizimin me kokainë në Gloucestershire midis 18 korrikut 2022 dhe 11 korrikut 2023.  Më pas u vendos në paraburgim për të pritur dënimin pasi të mbahet një gjyq për të përcaktuar shkallën e përfshirjes së tij me bandën e drogës për të cilën punonte./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori