LAJMI I FUNDIT:

Gjykatësja Tatjana Mihajllova jep dorëheqje nga Gjykata Themelore Shkupi 1

Gjykatësja Tatjana Mihajllova jep dorëheqje nga Gjykata Themelore Shkupi 1

Gjykatësja Tatjana Mihajllova, e cila ka kryer funksionin kryetare në detyre në Gjykatën Themelore Shkupi 1, sot ka dorëzuar dorëheqjen e saj, njofton “Utrinski vesnik”.

Arsyet për dorëheqje nuk bëhen të ditura. Një lëvizje e këtillë vjen pasi dhjetëra gjykatës dorëzuan ankesa tek Gjykata Supreme në lidhje me orarin e tyre vjetor të cilin e ka përgatitur pikërisht Mihajllova. Gjykata Supreme pranoi disa ankesa të gjykatësve dhe i ka kthyer në pozicionet e tyre të mëparshme./Telegrafi/