LAJMI I FUNDIT:

Gjykata kërkon zhvarrosjen e foshnjës, që u lind nga adoleshentja e dhunuar (Foto)

Gjykata kërkon zhvarrosjen e foshnjës, që u lind nga adoleshentja e dhunuar (Foto)

Një gjykatë në Indi ka kërkuar zhvarrimin e bebes, e lindur nga një 14-vjeçare e dhunuar seksualisht, për t’ia kryer analizat e ADN-së, në përpjekje të zbulohet se kush ishte sulmuesi saj.

Adoleshentja e kishte akuzuar një biznesmen, i cili e dhunoi disa herë gjatë muajit shkurt, teksa ishte për vizitë në New Delhi, transmeton Telegrafi.


Ajo kishte lindur gjatë muajit tetor, por fëmija ka vdekur pas vetëm disa ditësh, ndërsa policia e ka arrestuar të dyshuarin gjatë muajit qershor, nën dyshimin e dhunimit të së miturës.

Protesta kundër dhunës seksuale

Mirëpo, viktima ka hedhur poshtë ankesat, duke detyruar gjykatën që të bëjë zhvarrosjen e mbetjeve, që të identifikohet i ati.

Nuk është e pazakontë në Indi, që viktimat e dhunës të tërheqin akuzat, pasi janë në presion nga rrethi, si dhe mbrojtësit e sulmuesve, që iu ofrojnë të holla në këmbim të marrëveshjeve. /Telegrafi/