LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Lartë shqyrton kërkesat e Berishës dhe Malltezit, çfarë ndodh nëse pranohet rekursi

Gjykata e Lartë shqyrton kërkesat e Berishës dhe Malltezit, çfarë ndodh nëse pranohet rekursi

Gjykata e Lartë po shqyrton sot rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi lidhur me kundërshtimin e masave fillestare të sigurisë, përkatësisht “detyerim paraqitje” për Berishën e “Arrest në burg” për Malltezin.

Masat në fjalë u caktuan më 20 tetor në mungesë, teksa urdhëri u ekzekutua një ditë më pas, ndërsa më 23 iu verifikua masa Malltezit në Gjykatën e Posaçme të Shkallësë së Parë. Ndërkohë Berishës iu komunikua në datën 26 nëntor për shkak se pati shtyrje për mosmarrje leje nga Kuvendi dhe u ndryshuan disa avokatë, që çoi kryesisht në shtyrjen e seancave, ku në fund ishte Valentina Teodoresku, në prani të të cilës u bë verifikimi i masës së Berishës, avokate kjo e kontestuar për mosnjohje të dosjes dhe akuzave që kishte ngritur SPAK.


Nëse Gjykata e Lartë pranon rekursin e Berishës se ka patur shkelje të ligjit në caktimin e masave, automatikisht sjellë pavlefshmërinë e masës ‘arrest në shtëpi’ caktuar në 30 dhjetor 2023. Gjykatës së Lartë i është drejtuar dhe SPAK, e cila kërkon ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Apelit marrë më 21 nëntor 2023 ndaj Jamarbër Malltezit, që ndryshoi masën nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest shtëpie’.

Këtë të martë Kolegji i Gjykatës së Lartë në Dhomë Këshillimi i përbërë nga Sokol Binaj relator, vendos për të treja kërkesat, përkatësisht të SPAK, të Berishës dhe të Malltezit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori