LAJMI I FUNDIT:

I gjuajti me kikirikë dhe i fyeu, sigurimi u detyrua ta largojë babanë e Halaandit nga zona VIP e stadiumit

I gjuajti me kikirikë dhe i fyeu, sigurimi u detyrua ta largojë babanë e Halaandit nga zona VIP e stadiumit

Babai i Erling Haaland, Alf-Inge, u largua nga sigurimi prej zonës VIP në Santiago Bernabeu të martën mbrëma pas përleshjes me tifozët e Real Madridit gjatë gjysmëfinales së tyre të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.

Reali dhe City u takuan në një përsëritje të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar dhe zhvilluan një ndeshje të mprehtë me dy gola mahnitës.


Vinicius Jr shënoi golin e parë me një goditje të fortë në minutën e 36-të, por Kevin De Bruyne barazoi shifrat gjithashtu me një supergol në pjesën e dytë.

Ndeshja ishte e fortë në fushë, me disa shpërthime që ndodhën gjatë lojës dhe pesë kartonë të verdhë të treguar.

Haaland pati prekje të topit më pak se portierët, pamjet tregojnë se Rudiger ishte arsyeja e ‘zhdukjes’ së norvegjezit
Lexo po ashtu Haaland pati prekje të topit më pak se portierët, pamjet tregojnë se Rudiger ishte arsyeja e ‘zhdukjes’ së norvegjezit

Megjithatë, ndeshja u nxeh pak në tribuna, me pamjet që tregonin Alfie Haaland duke u futur në sherr me mbështetësit e Real Madridit.

Babai i sulmuesit të Cityt merr pjesë në çdo ndeshje në të cilën luan Erling dhe ai ishte në zonën VIP në Bernabeu, të cilët ishin të lidhur shumë me norvegjezin më parë dhe vazhdojnë të jenë.

Por, pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë atë duke i nxitur tifozët e Realit të ulur poshtë tij, përpara se sigurimi të ndërhynte dhe ta largonte.

Ish-lojtari i Cityt dhe Leedsit thuhet se fillimisht i gjuajti me kikirikë tifozët, ndërsa u filmua duke tundur kokën dhe duart në mënyrë sarkastike dhe duke shtrënguar veshin ndërsa u prit me thirrjet “Tonto!” – që përkthehet në “idiot!”.

Gazetari spanjoll Inaki Angulo pretendon se ai kishte fyer tifozët e Realit gjatë gjithë ndeshjes dhe dyshohet se ka hedhur kikirikë në drejtim të tyre.

Në anën tjetër, babai Haaland pretendoi në Twitter se ai ishte zhvendosur nga ajo zonë sepse ai dhe mbështetësit e tjerë festuan golin e barazimit nga De Bruyne. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Liga e Kampionëve
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori