Tashmë është e konfirmuar. Njëri prej top 15 DJ’ve më të mirë në botë - DJ Solomun po vjen sërish në Zone Club. E performanca e tij pritet të jetë spektakolare, sikurse vitin e kaluar.

Edhe këtë vit, organizatorët kanë premtuar se performanca e Solomun do të zgjasë së paku deri në orët e hershme të ditës tjetër.


Ishte DJ Solomun, dee-jay më i kushtueshëm që ka performuar ndonjëherë në Kosovë, i cili e kishte mbajtur turmën prej 2,000 njerëzve duke vallëzuar deri pas orës 12:00 të ditës, edhepse ai ishte i kontraktuar për të lëshuar muzikë për vetëm dy orë në Zone.

Përkundër rritjes stratosferike të popullaritetit të tij, Solomun nuk e ka harruar eksperiencën e tij në Prishtinë dhe ka kërkuar të rikthehet në Zone, për një performancë edhe më të mirë sesa ajo e vitit të kaluar.

Tani data e performancës së tij në kryeqytetin tonë është caktuar dhe DJ Solomun do të vijë në Zone Club më 2 shtator 2016.

Biletat shiten në hyrjen e Zone Club. Çmimi i biletës për meshkuj është 10 euro, ndërkaq për femra bileta vjen me zbritje dhe kushton vetëm 5 euro.