LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka është gati për ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës në basketboll

Gjithçka është gati për ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës në basketboll

Gjithçka është gati për ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës në basketboll. Kështu kanë deklaruar të martën në konferencën për media të organizuar në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), organizatori i këtij eventi, KB Golden Eagle Ylli dhe FBK-ja.

Të pranishëm në konferencë ishin sekretarja e përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, kryetari i KB Golden Eagle Ylli, Naim Berisha dhe kapitenët e ekipeve pjesëmarrëse në ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës.


Konferencën e ka hapur sekretarja e përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, e cila i ka falënderuar të gjitha mediat për interesimin që e kanë shprehur për ta përcjellë ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës si dhe e ka përgëzuar KB Golden Eagle Yllin për punën e madhe që e ka bërë deri më tani rreth organizimit të këtij evenimenti.

“E përgëzoj klubin së pari që e ka fituar të drejtën për të organizuar Final 8 të Kupës së Kosovës dhe për organizimin që e ka bërë dhe për punën e madhe që po e bën në mënyrë që gjithçka të shkoj ashtu siç duhet në këtë ngjarje. Po ashtu ne si federatë jemi duke i kryer me përpikëri detyrat tona që na takojnë në bazë të Udhëzuesit për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës. Unë uroj që gjithçka të shkoj sipas planit të paraparë dhe që të gjithë adhuruesit e basketbollit të kënaqen me këtë festë basketbolli, e cila do të filloj të mërkurën dhe do të përfundoj të dielën”.

Ndërkaq, kryetari i KB Golden Eagle Ylli, Naim Berisha ka thënë se klubi i tij i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe se gjithçka është gati për fillimin e evenimenti, thuhet në njoftimin e FBK-së.

(Foto: FBK)

“Gjithçka është gati për fillimin e Final 8 të Kupës së Kosovës. KB Golden Eagle Ylli i ka kryer të gjitha detyrat që dalin nga Udhëzuesi për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës. Kemi bashkëpunim shumë të ngushtë me Policinë, e cila do të jetë e gatshme të na shërbej në mënyrë që gjithçka të filloj dhe të mbarojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne jemi të kënaqur që mund t’ju ofrojmë adhuruesve të sportit, në këtë rast basketbollit në Suharekë një event kaq të madh siç është Final 8 i Kupës së Kosovës. Ne premtojmë se në bashkëpunim me FBK-në do të dëshmojmë nivel të lartë të organizimit”, ka thënë ai.

Altin Gashi, kapiten i KB Golden Eagle Ylli: “Ne jemi shumë të motivuar, sepse luajmë në palestrën tonë dhe shpresojmë se me lojë të mirë, si dhe me përparësinë e terrenit vendas do të arrijmë së pari ta mposhtim Borean në çerekfinale e më pas edhe të triumfojmë në gjysmëfinale për t’u plasur kështu në finalen e madhe, me ç’rast do t’i gëzonim tej mase adhuruesit e basketbollit në Suharekë”.

Edmond Azemi, kapiten i KB Sigal Prishtina: “Ne jemi fitues të kupës për edicionin e kaluar dhe të gjithë e dimë se më vështirë është ta mbrosh trofeun se sa ta fitosh atë. E dimë se do të jetë shumë vështirë, por besojmë se me këtë ekip që e kemi do t’ia dalim të plasohemi në finalen e madhe dhe nëse e bëjmë këtë atëherë duam që ta fitojmë sërish trofeun e Kupës”.

Qëndrim Biraj, kapiten i KB Bashkimi: “Unë besoj se do të jetë një atmosferë e mirë dhe se nuk do të mungoj basketbolli cilësor. Ne jemi përgatitur maksimalisht. Sidoqoftë ne së pari duhet të mendojmë për Trepçën, të cilën skuadër ne e njohim mjaft mirë. Nëse e kalojmë këtë pengesë besoj se do t’ia dalim që më sukses të vazhdojmë deri në finale, e pse jo edhe të mos e fitojmë Kupën e Kosovës”.

Arian Tahiri, kapiten i KB Trepça: “Nuk do ta kemi lehtë kundër Bashkimit në çerekfinale, por ne jemi përgatitur maksimalisht, andaj ne do të hyjmë në këtë ndeshje me synimin për të fituar dhe për të vazhduar tutje garën në këtë turne. Pres që rivaliteti të jetë i madh dhe të të gjitha skuadrat të dëshmojmë basketboll cilësor”.

Somel Shaqiri, kapiten i KB Kalaja: “Shorti ishte i pamëshirshëm për skuadrën tonë, pasi përballë do të kemi skuadrën më të fortë në ligë, mirëpo ne do të përpiqemi të tregojmë basketboll cilësor pavarësisht asaj se luajmë një rang më të ulët se ekipet e tjera që janë pjesë e Final 8”.

Muhamed Hasani, basketbollist i KB Rahoveci: “Ne jemi përgatitur shumë për duelin me Kerasan Prishtinën dhe premtojmë se do ta japim maksimumin për të arritur deri te rezultati pozitiv. Ekipi ynë e ka bërë të qartë qysh në fillim se ne synojmë ta fitojmë Kupën, dhe besojmë se kemi kualitet të mjaftueshëm për ta realizuar këtë qëllim”.

Kujtim Sadiku, kapiten i KB Kerasan Prishtina: “Për skuadrën tonë të re është vërtetë kënaqësi të jemi pjesë e një eventi kaq të rëndësishëm siç është Final 8. Ne do të bëjmë përpjekje maksimale për të treguar lojë sa më të mirë”.

Melita Luci, basketbolliste e Penzës: “Ne jemi përgatitur, duke e ditur se do të luajmë kundër Prishtinës, që ka ekip të mirë. Nëse e luajmë lojën tonë, ashtu siç dimë ne, unë besoj se ne do të arrijmë të fitojmë trofeun. Mendoj se jemi përgatitur në çdo aspekt, që Kupën ta kthejmë në Pejë”.

Ermelinda Shatri, kapitene e Pro Bet Prishtinës: “Penza në këtë edicion na ka mposhtur një herë dhe për ne ka qenë një lojë që duhet harruar sa më shpejt, andaj këtë gjë mund ta bëjmë qysh në ndeshjen e së dielës, duke triumfuar dhe duke e mbajtur trofeun në kryeqytet”.

Duhet theksuar se Kupa e Kosovës për herë të parë do të organizohet me këtë format, pra FINAL 8, duke filluar nga dita e mërkurë 28 shkurt e deri të dielën 4 mars në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Final 8 më parë është organizuar në Gjakovë më 2014, por jo në këtë format. KB Golden Eagle Ylli në vitin 2015 ka qenë organizator i Final Four të Kupës së Kosovës.

Të mërkurën në program janë dy ndeshje çerekfinale, Rahoveci – Kerasan Prishtina (17:15) dhe Golden Eagle Ylli – Borea (20:00), ndërsa të enjten dy të tjera, Sigal Prishtina – Kalaja (17:30) dhe Bashkimi – Trepça (19:45).

Ndërkaq gjysmëfinalet do të luhen të premten, e para prej orës 17:30 dhe e dyta prej orës 19:00, si dhe finalet në të dyja konkurrencat të dielën prej orës 16:00 (femrat) dhe 19:00 (meshkujt).

Ceremonia e hapjes solemne e kësaj ngjarje madhështore për basketbollin kosovar do të bëhet të mërkurën ndërmjet dy ndeshjeve çerekfinale, pra në orën 19:15.

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori