LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka e kryer: Chelsea nga sezoni i ardhshëm do të udhëhiqet nga ish-asistenti i Guardiolës

Gjithçka e kryer: Chelsea nga sezoni i ardhshëm do të udhëhiqet nga ish-asistenti i Guardiolës

Chelsea raportohet se e ka bërë Enzo Marescan objektivin e tyre kryesor për stolin, me “Blutë e Londrës” që duket se po diskutojnë detajet e fundit me trajnerin e Leicester Cityt.

Gjiganti anglez ka qenë në treg në kërkim të një trajneri të ri, pasi shkëputën lidhjet me argjentinasin Mauricio Pochettino.

Klubi londinez po kërkonte një trajner të ri në moshë dhe vëmendja shpejt u kthye tek Maresca i cili siguroi promovimin në Ligën Premier me Leicesterin.

Bisedime ishin mbajtur edhe me trajnerin e Ipswich Town, Kieran McKenna, por që duket se ky i fundit do t’i bashkohet Brightonit.

Thomas Frank i Brentfordit ishte po ashtu një tjetër opsion që Chelsea do ta konsideronte, pasi tekniku danez ishte i joshur rreth mundësisë për të drejtuar një klub në Londrën Veriore.

Foto: Pep Guardiola dhe Enzo Maresca

Siç ka mësuar mediumi anglez The Telegraph, Maresca tani është kandidati kryesor për stolin e Chelseat.

Italiani i cili më herët ka punuar si asistent i Pep Guardiolës tek Manchester City, e udhëhoqi Leicesterin drejt titullit në Championship gjatë sezonit 2023/2024.

Chelsea thuhet se ka bërë një kërkesë formale në drejtim të Leicesterit për të diskutuar kushtet me Marescan, që në pamje të parë kanë qenë pozitive dhe gjithçka pritet që të përfundojë zyrtarisht gjatë ditëve/javëve në vazhdim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho e emëron superyllin e Real Madridit si lojtarin e ri më të mirë në botë

Jose Mourinho e emëron superyllin e Real Madridit si lojtarin e ri më të mirë në botë

La Liga
Transferimi “më i dobët” i Kloppit tek Liverpooli, mund t’i bashkohet Arsenalit këtë verë

Transferimi “më i dobët” i Kloppit tek Liverpooli, mund t’i bashkohet Arsenalit këtë verë

Premier League
Rekordi i tij u thye nga Nedim Bajrami, flet futbollisti rus Kirichenko: Nuk e prisja nga Shqipëria

Rekordi i tij u thye nga Nedim Bajrami, flet futbollisti rus Kirichenko: Nuk e prisja nga Shqipëria

Ndërkombëtare
Shpjegohet: Pse Jude Bellingham dhe Trent Alexander-Arnold bënë festën e 'ujkut' në golin e yllit të Realit

Shpjegohet: Pse Jude Bellingham dhe Trent Alexander-Arnold bënë festën e 'ujkut' në golin e yllit të Realit

Përfaqësueset
Evitohet tragjedia në Spanjë, terroristët kishin urdhër të qëllonin futbollistët dhe tifozët e Real Madridit

Evitohet tragjedia në Spanjë, terroristët kishin urdhër të qëllonin futbollistët dhe tifozët e Real Madridit

La Liga
Romano zbulon lojtarin e Real Madridit që ka filluar bisedimet për marrëveshje të re

Romano zbulon lojtarin e Real Madridit që ka filluar bisedimet për marrëveshje të re

La Liga
Kalo në kategori