Gjithçka baras pas pjesës së parë, gabim i Donnarummas rikthen “Topçinjtë” në lojë

Manchester City dhe Arsenali kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 1-1 në superduelin e Ligës Premier që po zhvillohet në “Etihad Stadium”.
Vendasit e nisën më mirë takimin dhe ishin pranë golit që në minutën e 4-t, kur Rayan Cherki goditi shtyllën.
Megjithatë, ai u shfajësua në minutën e 16-të, duke realizuar një gol të bukur individual nga brenda zonës, për 1-0.

Reagimi i Arsenalit erdhi shpejt. Në minutën e 18-të, portieri Gianluigi Donnarumma gaboi në largim të topit, duke ia dhuruar topin Kai Havertz, i cili nga afërsia e dërgoi në rrjetë për 1-1.
Pjesa e parë u mbyll me ritëm të lartë dhe duele të forta. Gjithçka mbetet e hapur për 45 minutat e dytë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
1 hour ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































