LAJMI I FUNDIT:

Gjimshiti flet për rikthimin në fushë dhe të ardhmen e tij

Gjimshiti flet për rikthimin në fushë dhe të ardhmen e tij

Berat Gjimshiti është rikthyer në fushë pas një lëndimi të gjatë që e mbajti jashtë fushave për rreth dy muaj.

Mbrojtësi shqiptar është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të Atalantës dhe rikthimi i tij është pritur shumë mirë nga trajneri Gian Piero Gasperini.


Në një intervistë për mediat italiane, Gjimshiti ka treguar se trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja e pyet gjithmonë për Atalantën, teksa ndihet krenar me të arriturat e tij.

“Reja flet gjithmonë shumë për Atalantën, kur jam me ekipin kombëtar, dhe flet gjithmonë shumë mirë. Më pyet vazhdimisht si shkojnë gjërat, çfarë ndodh, si është grupi. Ai ka mbetur shumë i lidhur me ambientin këtu, ishte shumë i lumtur”.

“A e ndjej që jam shqiptari që ka mbërritur më shumë në Serinë A? Po, ndjehem krenar për këtë gjë. E kuptoj kur kthehem në atdhe, në Shqipëri të gjithë ndjekin futbollin italian, por një herë e një kohë Atalanta nuk ishte kaq e njohur. Tani shumë e kanë zgjedhur si skuadër të dytë të preferuar dhe më thonë që luan një futboll të bukur, një kënaqësi e madhe”, tha Gjimshiti për ‘L’Eco di Bergamo’.

Mbrojtësi është kthyer nga një lëndim  që e la për shumë kohë jashtë, në një moment që ishte në kulmin e formës dhe ku për të kishin filluar të qarkullonin zëra interesantë për transferimin te skuadrat e mëdha të Serisë A si Milani e Interi.

“Është demoralizuese të qëndrosh jashtë, por kam punuar shumë dhe tani jam gati. Lëndimet nuk bëjnë mirë dhe kushdo do të dëshironte të kishte gjithmonë mundësinë që të zbriste në fushë. Mëkat për mënyrën e pafat se si u dëmtova me Milanin. Gjatë periudhës së ndalesës, familja ime më ka ndihmuar shumë, nuk kam probleme të përballem me këto gjera dhe tani do të mundohem të kthehem më i fortë se më parë”.

“Nëse kishte mundësi për largimin në verë? Do të përballeshim me këtë mendim nëse do të kishte mbërritur një ofertë të cilës nuk mund t’i thuash “jo”, por nuk ka ardhur. Unë jam i lumtur këtu, por do të ishte një gënjeshtër nëse do të thosha se nuk e mendoj se mund të ndodhë diçka në të ardhmen”, tha Gjimshiti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Liga e Kampionëve
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori