LAJMI I FUNDIT:

Gjilani synon të shkruajë historinë me fitore ndaj APOEL-it, formacionet zyrtare

Gjilani synon të shkruajë historinë me fitore ndaj APOEL-it, formacionet zyrtare

Gjilani dhe APOEL-i nga Nicosia kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për Ligën e Evropës.

Klubi kosovar do të ndeshet me atë qipriot në kuadër të rundit të parë kualifikues në Ligën e Evropës.


Ky takim pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 19:00.

Gjilani vjen me një lajm të madh para lojës me APOEL-in, e gjithë skuadra rezulton negative
Lexo po ashtu Gjilani vjen me një lajm të madh para lojës me APOEL-in, e gjithë skuadra rezulton negative

Ekipi i Gentjan Mezanit vjen nga një fitore motivuese ndaj Tre Pennes dhe synon ta kalojë edhe këtë pengesë të madhe me një fitore eventuale.

Në anën tjetër, mysafirët kanë përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare dhe synojnë të kalojë tutje pa shumë vështirësi.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Gjilani: Koliçi; Rapa, Kastrati, Veliu, Ferreira; Hila, Aziz Keita; Useini; Hajdari, Nikac, Progni; 

APOEL: Silva; Santos, Lundemo, De Vincenti, Tamari, Zahir, Klonaridis, Merkis, Jensen, Ioannou, Mihalovic;

/Telegrafi/