LAJMI I FUNDIT:

Gjilani fiton derbin ndaj Ballkanit dhe shpallet kampion vjeshtor në BKT Superligën e Kosovës

Gjilani fiton derbin ndaj Ballkanit dhe shpallet kampion vjeshtor në BKT Superligën e Kosovës

Gjilani ka fituar në udhëtim te Ballkani në ndeshjen derbi të javës së 18-të me rezultat 1-0 dhe është shpallur kampion vjeshtor në BKT Superligën e Kosovës.

“Skifterat” u treguan më konkret duke mposhtur “Xhebrailat” në derbin e javës së fundit të sezonit vjeshtor.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat nuk është se rrezikuan aq shumë, pasi nuk dëshironin të lejonin hapësira mbrapa.

Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat, shifrat mbeten të pandryshuara dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e hapur dhe me më shumë raste, teksa nuk mungoi as goli, i cili u shënua nga mysafirët.

Goli i vetëm në këtë pjesë dhe në këtë ndeshje erdhi në minutën e 77-të me anë të yllit të skuadrës, Gerhard Progni, i cili shënoi një supergol për 0-1.

Deri në fund pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por shifrat mbeten të pandryshura dhe Gjilani mori një fitore të madhe.

Me këtë fitore, Gjilani ngjitet në pozitën e parë me 35 pikë duke u shpallur kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës, ndërsa Ballkani renditet i treti me 33 pikë dhe Drita e dyta me 34 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori