LAJMI I FUNDIT:

Gjilani dhe Drita ndajnë pikët në stadiumin “Fadil Vokrri”, nuk mungoi përkrahja nga tifozët në tribuna

Gjilani dhe Drita ndajnë pikët në stadiumin “Fadil Vokrri”, nuk mungoi përkrahja nga tifozët në tribuna
Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova

Derbi mes Gjilanit dhe Dritës i zhvilluar në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri” përfundoi pa gola.

Ishte një lojë e heshtur dhe me pak raste, ajo që vlen të përmendet edhe në këtë ndeshje ishte atmosfera nga tifozët në tribuna.


Tifozët e Dritës, Intelektualët

Fillimi i ndeshjes ishte me pak raste dhe i baraspeshuar, ndërsa nga minuta e 16-të Gjilani mbeti me një lojtar më pak pasi gjyqtari kryesor përjashtoi me karton të kuq mesfushorin Ansi Nika.

Tifozët e Gjilanit, Skifterat

Pesë minuta më vonë Fiton Hajdari i Gjilanit gjuajti fuqishëm drejt portës kundërshtare, por nuk ishe i saktë.

Në minutën e 45-të u përjashtua lojtari i Dritës, Haxhi Neziraj dhe me rezultatin 0-0 skuadrat shkuan në pushim.

Ishte një harkim i Xhevdet Shabanit (Drita), por portieri Kenan Haxhihamza reagoi mirë duke e larguar topin.

Në minutat e mbetur skuadrat tentuan të gjejnë rrugën drejt golit, por asnjëra nuk u treguan konkrete para portës kundërshtare.

Sulmuesit të Dritës, Nwabueze, doli i vetëm me portierin Haxhimaza, por nuk arriti të shënojë (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Pas këtij barazimi Gjilani vazhdon në pozitën e gjashtë me 35 pikë, kurse Drita në vendin e katër me 45 pikë. /Telegrafi/

Besohet se në stadium ishin rreth shtatë mijë tifozë (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori