LAJMI I FUNDIT:

Gjesti përballet me momente të vështira emocionale, shfaqet i dërrmuar

Gjesti përballet me momente të vështira emocionale, shfaqet i dërrmuar

Gjesti është parë i dërrmuar dhe në gjendje jo të mirë.

Banori është parë i zhytur në mendime, duke kaluar një moment të vështirë emocional brenda izolimit.

Gjesti kaloi pjesën më të madhe të ditës i shtrirë në shtrat, duke lëshuar vazhdimisht ofshama dhe duke shfaqur një gjendje shpirtërore të rënduar.


Foto: Screenshot/YouTube

Në një moment të prekshëm, ai nuk mundi t’i përmbante lotët, ndërsa qëndronte i shtrirë, duke reflektuar qartazi mbi presionin e madh që po përjeton.

Shumë prej ndjekësve të programit dhe bashkëbanorëve kanë nisur të spekulojnë se ky reagim i tij mund të jetë rezultat i presionit psikologjik të lojës, që është intensifikuar me kalimin e kohës.

Konkurrentët tashmë janë të mbyllur në shtëpi prej javësh, dhe mungesa e kontakteve me botën e jashtme shpesh çon në momente të tilla të brishta emocionale.

Izolimi i gjatë, dinamika mes banorëve dhe sfidat e përditshme të lojës duket se po bëjnë të tyren, duke nxjerrë në pah një anë më të ndjeshme të pjesëmarrësve.

Gjesti, që në fillim të aventurës së tij ka qenë një figurë e fortë dhe e angazhuar në lojë, tani po tregon se as konkurrentët më të vendosur nuk janë imun ndaj peshës emocionale të një formati të tillë televiziv. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha dhe Gresa jashtë finales, reagon Xhuli: Nuk e di a guxoj ta them, por në BBVK jo gjithçka shkon sipas votave të publikut

Drenusha dhe Gresa jashtë finales, reagon Xhuli: Nuk e di a guxoj ta them, por në BBVK jo gjithçka shkon sipas votave të publikut

Magazina
Vullneti i zhgënjyer: Doja një djalë për lidhje në BBVK, por fatkeqësisht të gjithë ishin të obsesionuar me veten

Vullneti i zhgënjyer: Doja një djalë për lidhje në BBVK, por fatkeqësisht të gjithë ishin të obsesionuar me veten

Magazina
Pasi i thotë

Pasi i thotë "Jam vajzë", Aldo debaton me Gjestin: Te tualeti i vajzave futesh? Hajde të ta shoh pak

Magazina
Jozi e zgjon Gjestin nga gjumi, ia tërheq jorganin dhe e ngacmon vazhdimisht

Jozi e zgjon Gjestin nga gjumi, ia tërheq jorganin dhe e ngacmon vazhdimisht

Magazina
Jozi dhe Loredana shkëmbejnë puthjen e parë në buzë, momenti kur Gjesti i ndërpret

Jozi dhe Loredana shkëmbejnë puthjen e parë në buzë, momenti kur Gjesti i ndërpret

Magazina

"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë

Magazina
Kalo në kategori