LAJMI I FUNDIT:

Gjermania kërkon bisedime katërpalëshe për Ukrainën

Gjermania kërkon bisedime katërpalëshe për Ukrainën

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se e sheh me shqetësim situatën në kufirin ukrainas.

Ai theksoi rëndësinë që Gjermania dhe Franca të punojnë “në të njëjtin drejtim” në politikën e jashtme.


Scholzi bëri thirrje për bisedime të reja katërpalëshe me Moskën për të qetësuar situatën. Ai tha se rregullat duhet të respektohen nga të gjithë, raporton dw.

“Ne kemi një bazë të mirë që duhet të ringjallet – për shembull bisedimet e formatit të Normandisë”, shtoi ai, duke iu referuar diskutimeve mes Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës, të cilat synojnë të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës.

Macron-i theksoi veçanërisht rëndësinë e formatit të Normandisë në konfliktin ruso-ukrainas dhe të kufijve të jashtëm të përbashkët evropianë, “Ne duam të mbrojmë stabilitetin dhe sovranitetin e Ukrainës”.

Të dy vlerësuan bisedën e presidentit amerikan Joe Biden me liderin rus Vladimir Putin. /Telegrafi/