Gjermania e Mustafit demolon Italinë (Video)


Gjermania ka arritur fitore të lehtë në miqësoren ndaj Italisë me rezultat 4-1.
Gjermanët i ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa mysafirët përveç golit nuk treguan diçka më shumë.
Goli i epërsisë erdhi nga Toni Kroos në minutë e 24, ndërsa Mario Gotze shënoi në minutën e 45-të dhe me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë. Në minutën e 59-të shënoi edhe Jonas Hector, kurse goli i katër erdhi në minutën e 75-të nga Mesut Ozil nga pika e bardhë.
Golin e nderit për mysafirët e shënoi Stephan El Shaarawy në minutën e 83-të.
Vlen të theksohet se mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, luajti nga minuta e parë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/03/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate







































