LAJMI I FUNDIT:

Gjermania aprovon ligjin për marrjen e pasaportës dhe dyshtetësisë

Gjermania aprovon ligjin për marrjen e pasaportës dhe dyshtetësisë

Gjermania ka aprovuar ligjin që ua lehtëson qytetarëve të marrin pasaportën gjermane dhe dyshtetësinë.

Deputetët e Budenstagut kanë votuar në favor të ndryshimit të ligjit që do t’i hapë rrugë mundësisë për dyshtetësi.


Me 382 vota pro, 234 kundër dhe 23 abstenime është miratuar ligji në parlamentin gjerman.

Kjo lëvizje është dizajnuar për të lehtësuar mungesën e fuqisë punëtore duke e bërë vendin më tërheqës për punëtorët migrantë, raporton dw.

Ligji thotë se personat që kanë qenë rezidentë në Gjermani për pesë vjet do të kenë të drejtën për pasaportë gjermane. Ata po ashtu do të mund ta mbajnë edhe shtetësinë e tyre, raportoi Reuters.

Ndryshe, në rastet kur qytetarët tregojnë arritje të larta në punën e tyre dhe flasin nivelin C1 të gjermanishtes, ata do të kenë të drejtë të aplikojnë për nënshtetësi pas tre vjetësh. /Telegrafi/