LAJMI I FUNDIT:

Gjërat që njerëzit e lumtur i kanë të përbashkëta

Gjërat që njerëzit e lumtur i kanë të përbashkëta

Lumturia është një gjë tejet interesante. Ka shumë hulumtime të cilat na tregojnë si ta arrijmë atë, e shumë tjera të cilat tregojnë se çfarë na e largon lumturinë.

Prandaj, me qëllim që t’ju mbrojmë nga konfuziteti – më poshtë i keni disa gjëra të cilat njerëzit e lumtur i kanë të përbashkëta, transmeton Telegrafi.


E zgjedhin kohën në vend të parasë
Njerëzit e lumtur preferojnë të kenë më shumë kohë sesa më shumë pare, sipas një hulumtimi të publikuar këtë vit në ‘Social Psychological and Personality Science’.

Por ata janë mirë financiarisht
Hulumtimet tregojnë se mirëqenia mendore rritet kur rriten të ardhurat, por kjo vlen vetëm derisa të arrihet një shumë mesatare e të ardhurave vjetore, pas së cilave nuk vazhdon më lidhja mes parave dhe lumturisë.

Me fjalë tjera, njerëzit e lumtur mjaftohen me aq para sa të kënaqen me gjërat e pakta të jetës, dhe të qenit tejet i pasur nuk ju bën më të lumtur.

I shpenzojnë paratë në gjëra aventureske
Paratë e shpenzuara në përvoja, e jo në objekte, ndikojnë që njerëzit të jenë më të lumtur, sipas një studimi nga viti 2014. Hulumtuesit kanë zbuluar se më të lumtur ju bën shpenzimi i parave në një udhëtim të ëndrrave sesa në blerjen e një gjëje materiale. /Telegrafi/