LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e rrugëve në Shqipëri pas reshjeve të borës

Gjendja e rrugëve në Shqipëri pas reshjeve të borës

Kushtet e motit janë përmirësuar ndjeshëm këtë të diel në vend. Pas reshjeve të dendura të borës, në Kukës situata paraqitet e qetë, ndërsa rrugët nacionale në këtë qark janë të qarkullueshme normalisht.

Në bashkinë e Hasit, rrugët rurale janë të kalueshme, përveç akseve Cahanj-Dajç dhe Cahan-Kishaj ku vazhdon puna për hapjen e tyre.

Në bashkinë e Tropojës, nuk raportohet asnjë problematike me qarkullimin.


Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Lagjes Gostil, Njësia Administrative Qendër Kukës, fshatrat Pogaj dhe Kishaj Nj.Ad Gjinaj, fshatrat Nikoliq dhe Vlahen, Nj.Ad Golaj në Has, Njësia.Ad Lekbibaj, fshati Kasaj dhe Padesh Njësia.Ad Tropojë e vjetër.

Situata është përmiresuar edhe në Korçë. Reshjet e borës janë ndërprere, ndërsa vijojnë të jenë të ulëta temperature, ku gjatë natës termometri ka shënuar -5 gradë.

Në këtë qark, akset nacionale dhe ato turistike janë qarkullueshëm normalisht.

Gjithashtu është rikthyer energjia në shumicen e fshatrave të thelle të bashkise së Maliqit, Devollit, Pogradecit dhe Kolonjës. Ndërkaq, rruget rurale janë të kalueshme me zinxhirë.

Për shkak të erërave të forta, ka ndërpreje të energjisë elektrike në disa zona në Shkodër, Pukë, Fushë Arrës, Vaun e Dejës, e Velipojë.

Në këtë qark, nuk raportohen problematika në akset rrugore./abcnews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori