LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i vdekur një 36 vjeçar në një banesë në Prishtinë, rasti nën hetim

Gjendet i vdekur një 36 vjeçar në një banesë në Prishtinë, rasti nën hetim
Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 05:00 në rrugën “Sokol Dobruna”, në Prishtinë.

Kështu tha për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


Sipas saj, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës të gjinisë mashkullore, 36 vjeç.

“Rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një banesë në rrugën ‘Sokol Dobruna’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull, 36 vjeç”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ajo tha se mbështetur në informacionet e para, ka elemente që sugjerojnë që personi ka pas probleme të mëhershme shëndetësore.

“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë që personi ka pas probleme të mëhershme shëndetësore,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit. /Telegrafi/