Një mik i afërt i Bobbi Kristina Brown, i cili e kishte gjetur vajzën e Whitney Houstonit pa ndjenja në vaskë në vitin 2015, ka vdekur si pasojë e mbidozës në Mississippi.
Sipas njoftimit të TMZ, Max Lomas kishte qenë së bashku me një shok në Mississippi në kohën kur kishte shkuar ta përdorte banjën.
(Foto: Getty Images)
Meqenëse, ai nuk ishte kthyer më, miku i tij ishte shqetësuar dhe kishte hyrë në banjë, për ta gjetur pa ndjenja në dysheme.
Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku është shpallur i vdekur.
Më 31 janar të vitit 2015, Gordon e kishte gjetur Kristinan në vaskë të kthyer me kokë poshtë, në shtëpinë e saj në Georgia.
Ai ishte përpjekur t'ia jepte ndihmën e parë deri kur ka arritur shërbimi paramjekësor. Ajo ishte dërguar e gjallë në spital, ku ishte vënë në koma të induktuar.
Max Lomas (Foto: SplashNews)
Kristina qëndroi për disa muaj në atë gjendje, ndërsa vdiq më 26 korrik 2015, në moshë 22-vjeçare.
Edhe nëna e saj, diva e muzikës pop, Whitney Houston, u gjet pa ndjenja në një banjë hoteli më 11 shkurt të vitit 2012, kur edhe ndërroi jetë. /Telegrafi/