LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një gjysëm kafkë njeriu afër një shpelle në Tepelenë

Gjendet një gjysëm kafkë njeriu afër një shpelle në Tepelenë

Një gjysmë kafkë njeriu është gjetur mbrëmjen e sotme në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur “Gurti i Lenecit” në Tepelenë.

Policia njofton se nga këqyrja paraprake, dyshohet se gjysmë kafka është e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë.


Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur mbetje të tjera kockore.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të këtij rasti./Tv Klan