LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një armë në një autobus në pikë kalimin kufitar në Merdar

Gjendet një armë në një autobus në pikë kalimin kufitar në Merdar

Një revole me gaz është gjetur sot gjatë kontrollimit në bagazhin e autobusit në pikë kalimin kufitar në Merdar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se arma ka qenë e fshehur në një valixhe udhëtarësh.


Sipas policisë autobusi ka qenë i një kompanie vendore i linjës Itali – Kosovë.

“Në ora 09:05 në pikë kalimin kufitar në Merdar, në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarët policorë kufitar së bashku me zyrtarët doganorë gjatë kontrollimit në bagazhin e autobusit të një kompanie vendore, i linjës ndërkombëtare Itali-Kosovë, me vozitës m/k dhe ndihmës vozitës m/k kanë gjetur një armë (revole me gaz), e cila kishte qenë e fshehur në një valixhe udhëtarësh”- thuhet në njoftim.

“Me autorizim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti në procedurë të rregullt: “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/