LAJMI I FUNDIT:

Gjenden edhe dy trupa të shqiptarëve në një varrezë në Veri të Mitrovicës

Gjenden edhe dy trupa të shqiptarëve në një varrezë në Veri të Mitrovicës

Në lokacionin e varrezave të besimtarëve myslimanë në veri të Mitrovicës, janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të dy personave të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur, udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara.

Ai ka thënë se eshtrat e zhvarrosur sot iu përkasin dy viktimave shqiptare të vrarë.

“Gjatë gërmimeve të realizuara sot, janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të dy viktimave shqiptarë të luftës së fundit në Kosovë. Ndërsa gjatë gërmimeve në tre muajt e fundit janë gjetur gjashtë viktima. Megjithatë numri i saktë i viktimave dhe identiteti i tyre do të konfirmohen pasi të bëhen procedurat mjeko-ligjore dhe ADN-ja”, tha Gara.

Ai ka treguar edhe për vështirësitë meqë gërmimet po bëhen brenda varrezave e ku duhet kujdes i shtuar për të evituar zhvarrosjen e eshtrave që nuk i përkasin viktimave të luftës.

“Sigurisht që vështirësitë tani janë evidente në raste të tilla për shkak se është hapësirë brenda varrezave dhe punohet me shumë kujdes për të evituar mundësin e zhvarrosjes së eshtrave që nuk i përkasin viktimave të luftës që do të thotë është më se e nevojshme që të jetë informacioni sa më i saktë, në këtë rast po flas edhe për mundësinë e informatave nga arkivat e ish-institucioneve të Serbisë dhe është shumë me rëndësi me potencu që duhet të bëjë thirrje tek qytetarët që kanë varrosur të afërmit apo familjarët e tyre pas luftës në këtë hapësirë të varrezave por edhe varrezave tjera të qyteteve të mëdha në rast të hasjes në eshtra ose mbetje mortore atëherë gjithsesi të njoftojnë institucionet kompetente të Republikës së Kosovës”, theksoi Gara.

Ndërkaq që nga përfundimi i luftës e deri më sot në këtë lokacion janë zhvarrosur më shumë se 60 viktima nga institucionet përgjegjëse dhe organizatat ndërkombëtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori