LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë transferime që mund të ndodhin brenda kësaj jave: Yje nga Arsenali, Tottenhami dhe Chelsea mund të bëhen me klube të reja

Gjashtë transferime që mund të ndodhin brenda kësaj jave: Yje nga Arsenali, Tottenhami dhe Chelsea mund të bëhen me klube të reja

Jemi në mes të afatit kalimtar të janarit, por deri më tani nuk kemi parë shumë marrëveshje që janë mbyllur.

Tottenham është i fundit që ka goditur, duke nënshkruar me yllin e ri të Benficas, Gedson Fernandes si huazim për 18-muaj.


Ardhja e tij do t’i japë skuadrës së Jose Mourinho ekstra mundësi për formacion, pasi Moussa Sissoko është lënduar, ndërsa Christian Eriksen pritet të largohet.

Kjo marrëveshje është mbyllur, por janë edhe disa të tjera që mund të ndodhin brenda kësaj jave. 

TalkSPORT.com ka hedhur një vështrim, duke i analizuar disa transferime që mund të ndodhin këtë javë.

Bruno Fernandes (Nga Sporting Lisbon te Manchester United)

Ai dukej i destinuar për Tottenham gjatë verës, por tani janë Djajtë e Kuq duket se do të nënshkruajnë me të. 

Flitet për një marrëveshje prej 60 milionë euro. Mesfushori ka bërë emër në Evropë për ndeshjet e tij të jashtëzakonshme në Portugali.

Sezonin e kaluar ai shënoi 20 gola dhe dha 12 asistime në kampionat.

Christian Eriksen (Nga Tottenham te Inter)

Krijuesi danez ka nuk do ta vazhdojë kontratën e tij me Spurs. Ai kishte një karrierë fantastike në veri të Londrës, duke zhvilluar 300 ndeshje. 

Spurs duan pak para në dorë për lojtarin dhe Inter e duan me çdo kusht. Flitet për një marrëveshje në vlerë 17 milionë euro.

Olivier Giroud (Nga Chelsea te Inter)

Interi që po lufton për titull, kërkon të ketë një fond më të madh të lojtarëve, pasi dyshja Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez nuk kanë një zëvendësues të denjë.

Interi po shikon një sulmues të ri dhe janë në garë për Giroud dhe kjo javë mund të jetë vendimtare.

Eddie Nketiah (Nga Arsenali te Aston Villa, Bristol City, Sheffield Wednesday, ose Nottingham Forest)

Nëse për lojtarët e tjerë ka vetëm një destinacion, kjo nuk vlen për Eddie Nketiah që e ka ndërprerë huazimin te Leeds United dhe shumë skuadra janë vënë pas tij.

Por Aston Villa duket klubi më i interesuar për lojtarin. 

Kyle Walker-Peters (Nga Tottenham në Crystal Palace ose Southampton)

Edhe pse ai kishte një sezon të dobët në veri të Londrës, pasi Serge Aurier është mbrojtësi i padiskutueshëm i Nr.1 ​​për Spurs, për të ka interesim.

Ëalker-Peter, tani 22 vjeç, kërkon minuta më shumë dhe këtë mund ta gjejë te Crystal Palace ose Southampton, që e duan.

Ai mund të kalojë në huazim me të drejtë blerje.

Javier Hernandez (Nga Sevilla te LA Galaxy)

Me tre gola në 13 paraqitje që nga transferimi i tij nga West Ham, është e qartë se meksikanit ka nevojë për një hap tjetër në karrierë.

MLS mund të jetë vendi i përsosur për ta rikthyer besimin e tij.  Ai do të zëvendësonte Zlatan Ibrahimoviçin në Los Angeles. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori