Kampionatet më të forta në Evropë kanë filluar të marrin formë, ku janë zhvilluar mbi gjashtë ndeshje në pothuajse çdo kampionat.

Por janë gjashtë klube që nuk dinë ende për humbje në pesë kampionatet më të forta (Serie A, Liga, Bundesliga, Ligue 1 dhe Ligën Premier).


Nga Serie A ku janë zhvilluar gjashtë ndeshje, ende humbje nuk kanë Interi dhe Juventusi. Kjo javë që po vije mund ta njoftojnë njërin nga këto dy klube me humbje, pasi Inter dhe Juventus do të luajnë mes vetë në ‘Derby d’Italia’.

Në Ligën Premier është Liverpooli që ende nuk di humbje në një ecuri perfekte me shtatë fitore në shtatë ndeshje.

Nga Gjermania janë dy klube që janë pa humbje, Bayern Munich dhe Ëolfsburg, që kanë barazime, por jo humbje.

Real Madrid te La Liga, vijnë nga shtatë ndeshje pa pësuar humbje, duke qëndruar edhe si lider. /Telegrafi/Inter në Serie A (6 ndeshje, 6 fitore)

GettyImages 1178609680

Juventus në Serie A (6 ndeshje, 5 fitore, 1 barazim)

GettyImages 1178601787

Bayern Munich në Bundesliga ( 6 ndeshje, 4 fitore, 2 barazime)

GettyImages 1178424470

Wolfsburg në Bundesliga (6 ndeshje, 3 fitore, 3 barazime)

Wolfsburg2

Liverpool në Ligën Premier (7 ndeshje, 7 fitore)

GettyImages 1178621670

Real Madrid në La Liga (7 ndeshje, 4 fitore, 3 barazime)

GettyImages 1178596785

telegrafi sport app