LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë futbollistë që nuk do të besoni se ende luajnë – nga Roque Santa Cruz te Claudio Pizarro e Javier Mascherano

Gjashtë futbollistë që nuk do të besoni se ende luajnë – nga Roque Santa Cruz te Claudio Pizarro e Javier Mascherano

Futbolli mbaron, kur futbollisti thotë vetë stop. Kjo përmbledhje tregon që futbollistët mund të luajnë për vite të tëra edhe pse në kampionate pak më të dobëta.

Ata luajnë në vende si Paraguai, Japonia, Arabia Saudite dhe Argjentina, por në të shkuarën kanë luajtur për ekipet më të mëdha në botë.


Ata janë midis moshës 34-41 vjeç dhe ende kanë mjaft për të ofruar.

SunSport ua kujton gjashtë futbollistë që ende luajnë edhe pse ju mund t’i keni harruar.

ROQUE SANTA CRUZ

Në vitet 1999-2007 luajti me shumë sukses për gjigantët e Bundesligës, Bayern Munich.

Në Angli bëri karrierë me Manchester Cityn dhe Blackburn. Tani Santa Cruz, 38 vjeç, luan për klubi paraguaian Olimpia (ku filloi karrierën e tij).

Ai ka shënuar 45 në 109 ndeshje.

CLAUDIO PIZARRO

Konsiderohej si një nga sulmuesit më të mirë, tani peruani Pizarro është 41 vjeç.

Por kjo nuk e ndalon atë të vë këpucët në gozhdë dhe luan për Werder Bremen, ku ka dy gola në të gjitha garat këtë sezon.

Pizarro ka  luajtur edhe për Bayern Munich dhe Chelsea.

Me 316 gola në karrierë në total, askush nuk mund të dyshojë në aftësitë e tij.

JAVIER MASCHERANO

Mesfushori argjentinas ishte një legjendë te Barcelona dhe për vendin e tij, i cili luajti në një finale të Kupës së Botës 2014.

Dhe në moshën 35-vjeçare, ish-ylli i Liverpool-it ka ende shumë për të dhënë.

Ai ka nënshkruar me Estudiantes pasi u largua nga skuadra kineze e Superligës Hebei China Fortune FC.

SHUNSUKE NAKAMURA

Vizioni, prekja e topit dhe cilësitë e tij janë akoma aty për japonezin, që tani ka 41 vjet.

Nakamura është rikthyer në Japoni dhe luan me FC Yokohama në Kategorinë e Dytë Japoneze.

ish-i preferuari i Celtic arriti të luajë në vetëm gjashtë ndeshje në 2019.

ALVARO NEGREDO

Manchester City dhe Middlesbrough janë vetëm dy nga shumë klubet ku ai ka luajtur.

Negredo edhe pse vetëm 34 vjeç, ka zgjedhur të luajë larg shtëpisë.

Sulmuesi spanjoll që te Sevilla shënoi 70 gola në 139 ndeshje, tani luan te Al-Nasr Dubai SC. Ai ka shënuar 22 gola në 29 ndeshje.

 MORTEN GAMST PEDERSEN

Ish-anësori i Blackburn, që bëri 349 paraqitje me këtë klub, vazhdon të luajë.

Pedersen që ka 83 paraqitje për Norvegjinë, luan te Tromso.

Ai ende ka luajtur 88 herë në katër vitet e fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Zbulohet shifra mahnitëse që ka fituar Lionel Messi që nga transferimi në Inter Miami

Zbulohet shifra mahnitëse që ka fituar Lionel Messi që nga transferimi në Inter Miami

Ligat tjera
Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Premier League
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Planet e transferimeve të Barcelonës përqendrohen në dy përforcime

Planet e transferimeve të Barcelonës përqendrohen në dy përforcime

La Liga
Kalo në kategori