LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë arsye përse Unitedi është destinacion më i mirë për De Ligt sesa Barcelona

Gjashtë arsye përse Unitedi është destinacion më i mirë për De Ligt sesa Barcelona

Mund të themi se Matthijs de Ligt ka kaluar nëpër një sezon fantastik te Ajaxi, duke u kërkuar tani nga Barcelona dhe Manchester United në këtë afat kalimtar.

Mbrojtësi holandez arriti ta fitonte titullin e Eredivisie, duke arritur deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, andaj është bërë cak i skuadrës angleze dhe asaj katalunase.


Por, janë gjashtë arsye sipas 90MIN se përse De Ligt duhet ta refuzojë Barcelonën për t’u transferuar te Mancheter United:

Phil Jones

Matthijs de Ligt mund të luajë përkrah Phil Jones pa një presion te Manchester United, duke ditur për cilësitë e tij dhe që shpejtë mund të bëhet një lider, për dallim nga Barcelona ku do të jetë një nxënës i Gerard Piques dhe Samuel Umtitit.

Phil Jones (Foto: Lluis Gene/GettyImages/Guliver)

Ndeshjet në La Liga nuk janë pushime

Të luash në La Liga është një ndjenjë e jashtëzakonshme, por duhet të mendoni se do të luani në temperaturat +30 gradë. Te Manchester United është një klimë e ngjashme me atë të Amsterdamit, andaj mund të përshtatet shpejtë me temperaturat.

Camp Nou (Foto: Jasper Juinen/GettyImages/Guliver)

Kush nuk i pëlqen sfidat?

Kush do ta refuzonte një bashkëlojtar si Lionel Messi dhe të fitonte trofe të mëdhenj. Por, De Ligt mund ta bëjë këtë gjë, pasi te Manchester United mund të bëhet një legjendë e klubit, duke arritur ndër vite që të ngjitet lartë e më lartë.

Lionel Messi (Foto:y Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Dëshira për sukses

Imagjinon sikur bëni një paraqitje të mirë ndaj Brightonit, duke ecur nëpër fushë dhe Roy Kean thotë se ju nuk kishit dëshirë që të luani. Në Ligën Premier duhet të tregoni gjithnjë paraqitje të lartë dhe t’i shpaguani shumën që është paguar në transferimin tuaj, ndërsa në La Liga është një situatë më e qetë.

Roy Kean (Foto:Stu Forster/GettyImages/Guliver)

Shanset që të zgjidhni menaxherin e duhur

Matthijs de Ligt mund të shkojë në një skuadër që mund të zgjedhë vet trajnerin, pasi Ole Gunnar Solskjaer nuk është që pëlqehet shumë nga lojtarët. Në Ligën Premier vetëm duhet të zhvilloni disa ndeshje të dobëta për ta shkarkuar trajnerin dhe mund të zgjidhni se cili do të vije.

Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Stu Forster/GettyImages/Guliver)

Nuk keni asgjë për të humbur

Manchester United tashmë është larg konkurrencës me Manchester Cityn dhe Liverpoolin që po dominojnë në Ligën Premier. De Ligt nuk do të ketë shumë presion në sezonin e tij të parë, ndoshta edhe të dytin, derisa të ndërtohet një skuadër që mund të garojë për tituj. /Telegrafi/

Manchester United (Foto: Cilve Brinskill/GettyImages/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori