LAJMI I FUNDIT:

Gjarpri formon katrorin dhe lëvizë ndërmjet tullave, sikurse në lojën e famshme nga telefoni (Foto)

Gjarpri formon katrorin dhe lëvizë ndërmjet tullave, sikurse në lojën e famshme nga telefoni (Foto)

Kjo skenë e pazakontë, ku një gjarpër formon katrorin dhe lëvizë ndërmjet tullave të murit, ngjanë sikur të jetë pjesë nga ‘Snake’ loja klasike e telefonit Nokia.

Para ‘Candy Crush’ apo ‘Angry Birds’ përdoruesit e telefonave, e kanë pasur të preferuarën pikërisht këtë lojë – mbase, se nuk kishin mundësi tjera, transmeton Telegrafi.


Por, pronari i një shtëpie në Shtetet e Bashkuara, pati një rikthim në të kaluarën, kur në sipërfaqen e murit iu shfaqë kjo skena, madje në formatin 3D.

Loja klasike ‘Snake’ në Nokia

Nuk kaloi gjatë dhe prej formës së katrorit, reptili nisi të largohej nëpër mur, por prapë sikur të jetë në lojën e famshme, lëvizte në forma të vijave. /Telegrafi/