Gisele Bundchen do t'i bashkohet ekipit të Princit William për një kauzë të rëndësishme në Brazil

Supermodelja braziliane, Gisele Bundchen, do t’i bashkohet ekipit të Princit William për një kauzë të rëndësishme mjedisore në Brazil.
Princi i Uellsit krijoi në vitin 2020 ‘Çmimin Earthshot’, që synon të nderojë njerëz dhe ide novatore për zgjidhjen e problemeve të planetit.
Tani, Gisele do të jetë pjesë e panelit që do të përzgjedhë fituesit e këtij çmimi së bashku me figura të njohura si: Cate Blanchett, David Attenborough dhe Ngozi Okonjo-Iweala.
Ata do të zgjedhin projektet më të mira nga 15 finalistët që punojnë për të mbrojtur natyrën, pastruar ajrin, ringjallur oqeanet, eliminuar mbeturinat dhe mbrojtur klimën.
Gisele është prej kohësh e angazhuar në çështje mjedisore – ka ndihmuar në krijimin e Projektit të Ujërave të Pastra në Brazil, mbrojtjen e kafshëve dhe qëndrueshmërinë, si dhe përmes Fondacionit Luz promovon shëndetin, arsimin dhe të drejtat e grave e fëmijëve.
Në deklaratën e saj, ajo tha se është krenare të përfaqësojë Brazilin dhe se “çdo veprim ka rëndësi - i vogël apo i madh - për të mbrojtur planetin tonë”.
Ndërkohë, Princi William pritet të marrë pjesë në disa ngjarje në Rio de Janeiro, para se të udhëtojë drejt konferencës së klimës së OKB-së në Belem më 6 tetor. /Telegrafi/





















































