LAJMI I FUNDIT:

Gili publikon këngën e re “Beso”

Gili publikon këngën e re “Beso”
Gili në klipin e ri "Beso" (Foto: YouTube)

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Gili, ditën e sotme (e enjte) ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Beso” titullohet kënga e saj e re, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.


Për muzikën dhe tekstin është përkujdesur bashkëshorti i saj, Ilir Berani, derisa i gjithë projekti u kompletua në studion e kompozitorit të njohur.

Gili në klipin e ri “Beso” (Foto: YouTube)

Gili njëherësh vjen mjaft atraktive në videoklipin e ri, për të cilin ka zgjedhur vende të veçanta realizimi.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Projekti tanimë e gjeni të plotë në kanalin zyrtar të ‘Xixa Music’ në platformën YouTube.

Fevzie Konushevci – Berani (emri i vërtetë) numëron vite të shumta në skenë, teksa i ka qëndruar besnike stilit të saj të këndimit që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/