LAJMI I FUNDIT:

Gigi Hadid shfaqet me stil në hapjen e dyqanit të saj në Seul

Gigi Hadid shfaqet me stil në hapjen e dyqanit të saj në Seul

Gigi Hadid kishte një paraqitje të thjeshtë, por elegante në hapjen e dyqanit të saj me lesh kashmiri, ‘Guest In Residence’, në Seul.

Modelja 29-vjeçare u mbështoll me një pallto komode ngjyrë kafe dhe vuri në pah stilin e saj me xhinse të zeza të prera drejt.

Ajo e kompletoi dukjen me këpucë elegante të zeza dhe e stiloi flokët e saj biondë në valë, duke rrezatuar përpara kamerave, shkruan DailyMail.


Gigi, e cila është drejtoreshë krijuese e markës luksoze të kashmirit, festoi hapjen e këtij dyqani pop-up në kryeqytetin e Koresë së Jugut.

Misioni i markës është të krijojë veshje të dizajnuara për të zgjasur në kohë.

Në gusht, ‘Guest In Residence’ prezantoi koleksionin e saj të vjeshtës 2024, me çmime që variojnë nga 450 (412 euro) deri në 1000 dollarë (916 euro).

Gigi theksoi se ky koleksion synon të ngjallë kujtime të ngrohta të pushimeve dimërore dhe ndjenjën e arratisjes që ato sjellin, duke u mbështetur në materialet e cilësisë më të lartë dhe në një mision miqësor ndaj mjedisit. /Telegrafi/