LAJMI I FUNDIT:

Giggs: Transferimi i Bale te Tottenhami është i mirë për Uellsin

Giggs: Transferimi i Bale te Tottenhami është i mirë për Uellsin

Trajneri i Përfaqësueses së Uellsit, Ryan Giggs është i kënaqur me transferimin e Gareth Bale nga Real Madridi te Tottenhami.

Ylli i Real Madridi është bashkuar me Spurs në një huazim sezonal me të drejt blerje dhe kjo është cilësuar si pozitive nga Giggs.

“Ai do të luajë më rregullisht sesa bëri në Madrid. Nuk ka rëndësi se çfarë cilësie dhe eksperience zotëron, është gjithnjë më mirë kur jeni duke luajtur, veçanërisht në arenën ndërkombëtare kur keni dy ndeshje në një hapësirë ​​të shkurtër kohe”, ka thënë fillimisht Giggs.

Zyrtare: Gareth Bale rikthehet te Tottenham
Lexo po ashtu Zyrtare: Gareth Bale rikthehet te Tottenham

“Të luash një lojë dhe të mos luash pastaj disa lojë radhazi është shumë e vështirë”.

“Do të jetë shumë më mirë nëse ai luan rregullisht. Ai do të jetë më i mprehtë, do të jetë në gjendje të luajë ato dy ndeshje”.

Me Bale, sulmi i Tottenhamit parashikohet të jetë në një dimension tjetër
Lexo po ashtu Me Bale, sulmi i Tottenhamit parashikohet të jetë në një dimension tjetër

“Ai është në një klub që e njeh mirë, me një menaxher shumë të mirë dhe ai ka thënë se është si të kthehesh në shtëpi”.

“Është një lëvizje e mirë për Gareth, është mirë për Spurs dhe mirë për Ligën Premier në përgjithësi, të kesh dikë të tillë që mund ta shikojmë çdo javë”, përfundoi trajneri i Uellsit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori