Djajtë e Kuq e shkarkuan nga puna trajnerin David Moyes pas sezonit zhgënjyes dhe si ushtrues detyre e kanë angazhuar mesfushorin veteran.

Uellsiani 40-vjeçar, i cili ka regjistruar 962 paraqitje me fanellën e Unitedit, do ta drejtojë skuadrën në katër ndeshjet e mbetura të Ligës Premier.


“Pas largimit të David Moyes si menaxher, Manchester Unitedi njofton se Ryan Giggs, lojtari më i dekoruar i klubit, do të marrë përgjegjësinë për ekipin e parë derisa të caktohet një trajner i përhershëm”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga klubi anglez.

Jurgen Klopp (Borussia Dortmund), Louis van Gaal (Holandë), Diego Simeone (Atletico Madrid) dhe Carlo Ancelotti (Real Madrid), janë emrat që qarkullojnë për të zënë postin e trajnerit nga sezoni i ardhshëm. /Telegrafi/

telegrafi sport app