Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Mund të thuhet lirshëm se infeluenca e tij në Instagram është plot tek 470 mijë njerëz, që e ndjekin atë në këtë rrjet social.

View this post on Instagram

I see u

A post shared by JOHN WICK//PRETTYMOTHERFUCKER (@getinjo) on Oct 8, 2019 at 8:52am PDT

Ndonëse në të shumtën e rasteve, ai preferon të publikojë imazhe nga përditshmëria apo aktivitetet muzikore, së fundmi Getinjo vendosi që përmes disa shkrimeve në InstaStory, të shprehë mllefin e tij lidhur me mënyrën se si po jetohet jeta në ditët e sotme.

“S’di pse kemi dështuar si epokë, pare ka shumë në botë, ama kënaqësia është e thyer”, ka shkruar ai në një postim.

Foto: Getinjo/InstaStory

Më pas, ai vazhdon të thotë se gjithçka po bëhet për t’u dukur bukur në rrjetet sociale, ndërkohë që realiteti është krejt tjetër.

“Me rëndësi me u duk mirë në Instagram…me kallzu që mirë po vishesh e mirë po ha…nuk lutemi për shëndet por ishalla dikush ‘like’ na e bën …me na mat Zoti me metër, asnjoni s’jemi tamam! Edhe njeri mos beso krejt çka sheh…se kripa është e bardh amo nuk është sheqer. Qoje njo”, ka shkruar tutje Getinjo në InstaStory.

Foto: Getinjo/InstaStory

Mesa duket reperi është një nga ata persona, që e sheh shumë më ndryshe jetën reale, dhe e lufton atë jo të vërtetën në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Foto: Getinjo/InstaStory