Getoar Aliu i njohur për publikun me emrin e artit, Getinjo, vazhdon të jetë aktiv në rrjete sociale me postime e reagime të ndryshme, ndonëse duket se ka bërë një pauzë nga Instagrami.

Ai së fundmi ka bërë një shkrim në rrjetin e tij social, Facebook, ku ka thënë se për çdo gjë po i lihet faji muzikës.

“Muzika, muzika, muzika, reperët, tekstet, censuroni këngët. Ndaloni serialet, ndaloni emisionet palidhje, mbylleni TikTokun, edhe fusni njerëzit në punë se njeriu si të punon nuk ka kohë që të bëjë asgjë tjetër pos të punojë”, tha ai.

“Shumë çudi që për çdo problem në shoqërinë tonë po ia lini fajin muzikës apo rapit”, vazhdoi artisti.

Reklama
Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ai momentalisht po shijon suksesin e këngës së re “Toto Rina”, të cilën e solli në bashkëpunim me Mozzikun.

Reklama

Getinjo (Foto: Instagram)

Projekti i dyshes për pak ditë ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në platformën YouTube.

Getinjo përndryshe bashkë me të vëllanë po vazhdojnë të jenë aktiv edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/