LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla nga Tirana: Bashkësia ndërkombëtare të vendosë sanksione ndaj Serbisë

Gërvalla nga Tirana: Bashkësia ndërkombëtare të vendosë sanksione ndaj Serbisë

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla u shpreh sot në Tiranë se Kosova i ka kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të vendosë sanksione ndaj Serbisë.

Në një prononcim për medie në Tiranë, pas takimit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Gërvalla u shpreh se “masa më e shpejtë ndaj Serbisë është ngrirja e statusit kandidat në BE”.


“Gjermania është një nga mbështetësit kryesorë të Kosovës. SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar, shumë shtete të BE-së janë të shqetësuara për ngjarjet në Kosovë, sulmin në Veri, i cili po të mos ishte ndalur, sot do të kishim territor të pushtuar dhe biseda të tjera. Është e rëndësishme të kuptohet mesazhi dhe të merren të gjitha masat që një gjë e tillë të mos përsëritet as në Kosovë dhe as vendet e tjera që kanë probleme me Serbinë, e cila sillet si një mini Rusi e vogël dhe mendon se ato vende nuk kanë të drejtat e tyre”, u shpreh ajo.

“Sulm terrorist e tinëzar”, Bearbock: Serbia po provokon me vendosjen e trupave në kufi me Kosovën
Lexo po ashtu “Sulm terrorist e tinëzar”, Bearbock: Serbia po provokon me vendosjen e trupave në kufi me Kosovën

Sipas saj, “prioritet i institucioneve të Kosovës këto ditë është siguria”. “Ne duhet të sigurohemi që armët e sekuestruara janë pjesa më e madhe e armëve të futura. Për sigurinë kemi nevojë për partnerët dhe miqtë tanë. Si do të vazhdojë procesi, natyrisht që zgjidhja do jetë nga dialogu, por cili do jetë momenti, varet nga bashkësia ndërkombëtare. Nëse e lënë pa ndëshkim, ne e shohim të pamundur dialogun. Duhet të ketë prioritet siguria. Dialogu nuk duhet të jetë sa për foto dhe shkëmbyer mendime, por të premtojë sukses”, u shpreh ajo.

Sipas saj, me një partner dialogu i cili bën sikur ulet me ty për të diskutuar dhe në anën tjetër ngre kampe ushtarake, është e vështirë”.

Pritja e ngrohtë e Gërvallës dhe takimi i sikletshëm me Daçiqin, "diplomacia e shenjave" e ministrit të Jashtëm shqiptar
Lexo po ashtu Pritja e ngrohtë e Gërvallës dhe takimi i sikletshëm me Daçiqin, "diplomacia e shenjave" e ministrit të Jashtëm shqiptar

“Kosova është pala e vetme që kërkon me ngulm implementimin e asaj marrëveshjeje. Ne i kemi kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të vendosë sanksione ndaj Serbisë. Është e qartë se pa sanksione nuk ka për ta mësuar mësimin. Dhe qytetarët e Serbisë do ta kenë të vështirë për ta ngritur zërin ndaj vendit të tyre që sillet në mënyrë agresive ndaj fqinjëve”, tha ajo. /Telegrafi/