LAJMI I FUNDIT:

Pritja e ngrohtë e Gërvallës dhe takimi i sikletshëm me Daçiqin, “diplomacia e shenjave” e ministrit të Jashtëm shqiptar

Pritja e ngrohtë e Gërvallës dhe takimi i sikletshëm me Daçiqin, “diplomacia e shenjave” e ministrit të Jashtëm shqiptar

Nisi sot në Tiranë takimi i ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit me pritjen e delegacioneve.

Takimi i sotshëm pritet të prekë edhe situatën e krijuar në veri të Kosovës dhe interes të shtuar ka “përballja” midis ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.


Ajo që ra në sy në pritjen e delegacioneve të ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit është takimi i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Igli Hasani me homologen kosovare dhe homologun serb.

Në pritjen e Daciqit duket qëndrimi serioz i ministrit shqiptar dhe sikleti i ministrit serb si një shenj ftohje midisi dy vendeve pas sulmit të një grupi terrorist serb në veri të Kosovës.

Ndërkohë e kundërta ndodhi në takimin me Gërvallën, ku Hasani duket i qeshur dhe i rezervon një pritje të ngrohtë ministres kosovare.

Tirana mirëpret sot ministrat e jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit
Lexo po ashtu Tirana mirëpret sot ministrat e jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit

Situata e tensionuar midis Kosovës dhe Serbisë pritet të diskutohet sot në takimin e Tiranës.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock ka njoftuar një ditë më parë se do të ketë një takim me përfaqësuesit e të dy vendeve.

“Baerbock do të bisedojë me liderët nga Serbia dhe Kosova dhe do të vazhdojë t’u kërkojë të dyja palëve të shmangin përshkallëzimin e konfliktit gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në Shqipëri”, njoftoi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane.

Ndërkohë, sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, linjat kryesore të Ministerialit do të jenë: forcimi i dimensionit rajonal, nënvizimi i rëndësisë së veçante të këtij procesi në kuadër të integrimit në BE, përforcimi i angazhimit lidhur me Tregun e Përbashkët Rajonal, katër lirive themelore, Agjendës së Gjelbër dhe atë Digjitale, përafrimi me Tregun Unik të BE-së, ruajtja e momentit rivitalizues të arritur në samitin e vjetshëm në Berlin, zbatimi i marrëveshjeve të lëvizshmërisë, forcimi i marrëdhënieve ndërmjet shteteve të rajonit, si dhe përshpejtimi i integrimit evropian. /Telegrafi/