LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla mbron Vitinë për vaksinat, akuzon qeverinë paraprake për zvarritje të procesit

Gërvalla mbron Vitinë për vaksinat, akuzon qeverinë paraprake për zvarritje të procesit

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pas disa raportimeve se Vitia ka refuzuar  të nënshkruar një marrëveshje me kompaninë Pfizer.

Gërvalla thotë se këto raportime janë të pavërteta dhe sipas saj ministri Vitia po bënë maksimumin që Kosova të mos e humb asnjë vaksinë.

Madje ajo thotë se është dëshmitare e nënshkrimit të ministrit Vitia në kontratën që mundëson sigurimin e këtyre vaksinave.

Krye diplomatja ka akuzuar qeverinë paraprake për vonesa në procesin e sigurimit të vaksinave e që sipas saj qeveria aktuale i ka përmirësuar ato ngecje.

Tutje ka thënë se të premten ka qenë pjesë e një konference me institucione të BE-së me ministrat e Ballkanit Perëndimor ku kanë biseduar për sigurimin e vaksinave.

“Përmbajtja e konferencës është konfidenciale dhe natyrisht që nuk do ta shkel konfidencialitetin e premtuar. Ju siguroj që Qeveria e Republikës së Kosovës dhe mbi të gjitha Ministri i saj i Shëndetësisë Arben Vitia kanë ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm dhe kanë plotësuar të gjitha kushtet formale për të mos humbur as edhe një vaksinë të vetme për qytetarët e Republikës. Përkundrazi, të gjitha zvarritjet dhe pengesat e paraardhësve tanë të pakujdesshëm i kemi elemininuar dhe në këtë aspekt jemi në një hap me të gjithë fqinjtë tanë”, ka shkruar Gërvalla.

Postimi i plotë i Gërvallës

Vaksinat dhe të pavërtetat rreth tyre

Absolutisht asgjë të vërtetë nuk ka në akuzat e sotme drejtuar ministrit Vitia, se gjoja nuk paska nënshkruar një kontratë të caktuar dhe në këtë mënyre paska rrezikuar ardhjen e një kontigjenti të caktuar vaksinash. Jam dëshmitare e nënshkrimit të Ministrit Vitia ty ku ky nënshkrim është dashur të vihet.

Sot, si Ministre e Punëve të Jashtme kam qenë pjesë e një konference me institucione të BE-së me ministrat e Ballkanit Perëndimor. Kemi biseduar vetëm rreth vaksinave. Përmbajtja e konferencës është konfidenciale dhe natyrisht që nuk do ta shkel konfidencialitetin e premtuar.

Vitia: Lajmi që janë anuluar vaksinat Pfizer është i pavërtetë - ftoj prokurorinë të veprojë dhe të mbrojë interesat e qytetarëve
Lexo po ashtu Vitia: Lajmi që janë anuluar vaksinat Pfizer është i pavërtetë - ftoj prokurorinë të veprojë dhe të mbrojë interesat e qytetarëve

Ju siguroj që Qeveria e Republikës së Kosovës dhe mbi të gjitha Ministri i saj i Shëndetësisë Arben Vitia kanë ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm dhe kanë plotësuar të gjitha kushtet formale për të mos humbur as edhe një vaksinë të vetme për qytetarët e Republikës. Përkundrazi, të gjitha zvarritjet dhe pengesat e paraardhësve tanë të pakujdesshëm i kemi elemininuar dhe në këtë aspekt jemi në një hap me të gjithë fqinjtë tanë.

Dreshaj i AAK-së kërkon nga Vitia të raportojë në Komisionin për Shëndetësi për vaksinat e Pfizer
Lexo po ashtu Dreshaj i AAK-së kërkon nga Vitia të raportojë në Komisionin për Shëndetësi për vaksinat e Pfizer

Informacionet e portaleve të ashtuquajtura “informative” janë duke manipuluar me gjendjen e rëndë të pandemisë dhe frikën e qytetarëve nga pasojat e sạj.

Më lejoni që me përgjegjësi të plotë t’ju siguroj, si e përfshirë në të gjitha proceset e sigurimit të vaksinave, që as edhe një rrjesht i vetëm nga publikimet e sotme nuk është i vërtetë. Ministria e Shëndetësisë nuk ka rrezikuar asnjë afat të vetëm dhe të gjithë së bashku do të shohim gjatë ditëve në vijim rezultatin e përpjekjeve kolosale për sigurimin e vaksinave për të gjithë qytetarët e Republikës. Spekulimet e përmendura janë thjesht të pavërteta.

Publikohen dokumentet që tregojnë mos-nënshkrimin e kontratës nga Arben Vitia për furnizmin me 500 mijë doza të vaksinës Pfizer
Lexo po ashtu Publikohen dokumentet që tregojnë mos-nënshkrimin e kontratës nga Arben Vitia për furnizmin me 500 mijë doza të vaksinës Pfizer

Lus portalet e ndryshme që në vend të shpërndarjes së gënjeshtrave të heshtin kur nuk janë të gatshëm të ndihmojnë. I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të kërkojë përgjegjësi ligjore nga të gjithë ata që me shpërndarjen e gënjeshtrave përpiqen të krijojnë panik të panevojshëm dhe të destabilizojnë vendin.

Së fundi, nga përvoja e fituar gjatë javëve të fundit, dëshiroj të falënderoj Ministrin Vitia dhe të gjithë e ekipin e Ministrisë së Shëndetësisë për angazhimin kolosal në përballimin e pandemisë dhe pasojave të saj.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori