LAJMI I FUNDIT:

Gerrard rinovon me Rangersin, të dy palët ndihen të lumtura

Gerrard rinovon me Rangersin, të dy palët ndihen të lumtura

Rangers dhe Steven Gerrard kanë zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit të tyre edhe për disa vite.

Gerrad po kalon kohë të mira te klubi i madh skocez dhe pas pak kohësh të kaluara në klub, ka arritur t’i bind drejtuesit e Rangers.


Rangers ka njoftuar tashmë me anë të rrjeteve sociale se ndihen të lumtur që kanë rinovuar kontratën e anglezit deri në vitin 2024.

“Klubi i futbollit Rangers sot është i lumtur të njoftojë se menaxheri Steven Gerrard ka rënë dakord për një zgjatje kontrate dyvjeçare e cila do ta mbajë atë në Ibrox deri në verën e vitit 2024”, thuhet në komunikatën e klubit skocez.

Me rinovimin e kontratës është ndarë i kënaqur edhe legjenda angleze e Liverpoolit.

“Jam i kënaqur që zgjas qëndrimin tim në këtë klub fantastik futbolli”.

“Kur Dave King m’u drejtua për mundësinë e zgjatjes së kontratës time me Rangers, ishte një vendim shumë i lehtë për tu marrë sepse jam shumë i lumtur dhe mendoj se ne po ndërtojmë diçka të veçantë së bashku”.

“Do të doja të falënderoja bordin për mbështetjen që më dhanë time në klub dhe gjithashtu më e rëndësishmja, tifozët e Rangers që më kanë dhënë mua dhe ekipit një mbështetje kaq të jashtëzakonshme këtë sezon edhe atë të fundit”, ka thënë Gerrard. /Telegrafi/