Anglezi bëri paraqitjen e tij të 650-të për skuadrën angleze duke shënuar edhe njërin prej golave të takimit.

“Unë mendoj se ne treguam një karakter të tmerrshëm. Për 40 minutat e para ne e kontrolluam ndeshjen, ishim shumë komfort dhe ishim 2-0 në avantazh, dhe pastaj bëmë disa gabime”.


“Pastaj u bë një ndeshje e vështirë. Ishte arritje e madhe pasi rekordi jonë në udhëtim kundër Stoke në Ligën Premier është i dobët, andaj deshëm ta përmirësojmë këtë”.

“Sot e gjitha ishte për një paraqitje ekipore dhe tre pikët, dhe ne kemi nevojë për rezultate të tilla, nëse duam të përfundojmë në top katërsh”, ka thënë 33-vjeçari për Sky Sports. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app