LAJMI I FUNDIT:

Georgina Rodriguez largohet nga Katari së bashku me fëmijët pas eliminimit të Portugalisë nga Botërori

Georgina Rodriguez largohet nga Katari së bashku me fëmijët pas eliminimit të Portugalisë nga Botërori

Georgina Rodriguez është mirënjohëse për kohën që kaloi me familjen e saj në Kupën e Botës.

28-vjeçarja udhëtoi në Katar së bashku me fëmijët për të mbështetur të dashurin e saj, Cristiano Ronaldon, teksa ai garonte në Kupën e Botës 2022 për vendin e tij të lindjes, Portugalinë.


Fotoja tregon bukuroshen duke ecur me një çantë të zezë Birkin me një kukull të vendosur në pjesën e sipërme të saj, ndërsa vajza pesë e gjysmë vjeçare Eva Maria, e veshur me një këmishë lejla dhe një çantë shpine rozë, ecën pranë saj.

Foto: Screenshot/Instagram

Fytyra e saj nuk shfaqet në foton e shpërndarë në InstaStory të modeles.

“Kthimi në shtëpi. Faleminderit Katar për këto ditë të mrekullueshme dhe faleminderit të gjithë njerëzve që e bënë të mundur këtë”, shkroi ajo në gjuhën spanjolle.

Georgina Rodriguez sërish e ashpër kundrejt trajnerit të Portugalisë: Mori një vendim të keq, sot nuk kemi humbur - kemi mësuar
Lexo po ashtu Georgina Rodriguez sërish e ashpër kundrejt trajnerit të Portugalisë: Mori një vendim të keq, sot nuk kemi humbur - kemi mësuar

Çifti janë prindër të vajzës Alana Martina, binjakëve Eva Maria dhe Mateo dhe djalit Cristiano Jr, 12 vjeç.

Ronaldo dhe Rodriguez njoftuan vdekjen e djalit të tyre të vogël dhe lindjen e vajzës së tyre, Bella Esmerelda, në prill.

Foto: Screenshot/Instagram

Georgina po ashtu ndau një mesazh mbështetjeje për të dashurin e saj pas daljes së tij me sy të përlotur nga ajo që mund të ishte dalja e tij e fundit në Kupën e Botës, pas eliminimit të Portugalisë të shtunën.

E njëjta ka qenë e ashpër edhe me trajnerin Fernando Santos për dështimin e lojës së Portugalisë dhe faktin që nuk e futi në lojë Ronaldon që nga fillimi.


“Sot shoku dhe trajneri yt mori një vendim të keq. Ai shoku për të cilin ke kaq shumë fjalë admirimi dhe respekti. Njëlloj si kur hyre në lojë, ai pa se si gjithçka ndryshoi, por ishte tepër vonë”.

“Lojtari më i mirë në botë, arma e tij më e fuqishme, nuk mund të nënvlerësohet. Nuk mund të ngrihesh për dikë që as nuk e meriton. Jeta na jep mësime. Sot nuk kemi humbur, kemi mësuar”, shkroi Rodriguez. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Magazina

"Askush nuk mund të të thyejë" - Xhensila Myrtezaj me një tjetër postim thumbues?

Magazina
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?

Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?

Magazina
Pas spekulimeve të shumta, Romeo bën veprimin e papritur në lidhje me Heidin

Pas spekulimeve të shumta, Romeo bën veprimin e papritur në lidhje me Heidin

Magazina
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

Magazina
Meritoni mosmarrëveshje me produksionin pas finales së BBVA? Ish-banori habit me veprimin e tij

Meritoni mosmarrëveshje me produksionin pas finales së BBVA? Ish-banori habit me veprimin e tij

Magazina
Kalo në kategori