Çifti i famshëm hollivudian, George dhe Amal Clooney, do të bëhen përsëri prindër – njofton OK Magazine.
Një burim pranë çiftit ka thënë se miqtë e tyre të ngushtë tashmë e dinë për pritjen e bukur dhe se ata kanë organizuar një ndejë për ta.
“Amal ka kaluar tremujorin e parë, por barku i saj tashmë ka filluar të shfaqet, kështu që të gjithë do ta dinë këtë lajm së shpejti”, ka thënë një burim.
(Foto: Vogue)
George dhe Amal Clooney janë prindër të binjakëve katërvjeçarë, ndërsa sipas revistës, aktori i famshëm dhe partnerja e tij do të presin në jetë një tjetër fëmijë.
“Është kaq emocionuese. George ka thënë se donte më shumë fëmijë”, ka theksuar më tej burimi duke shtuar se edhe binjakët e çiftit ishin të emocionuar që fëmija po vjen. /Telegrafi/