George Clooney muajin e ardhshëm mbush 65 vjeç dhe thotë se po hyn në një fazë ku karriera nuk është më prioriteti i vetëm.

Në një event në Lincoln Center (gala e 51-të e çmimit Chaplin), ai tregoi se dëshiron të ngadalësojë ritmin dhe t’i kushtojë më shumë kohë filantropisë dhe projekteve humanitare, veçanërisht atyre që udhëheq së bashku me bashkëshorten, Amal Clooney.


Clooney tha se në të ardhmen do të fokusohet më shumë te 'Clooney Foundation for Justice', fondacioni që ai dhe Amal kanë themeluar për çështje drejtësie dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

George Clooney

Po ashtu, ai synon të angazhohet më shumë edhe me 'Roybal School of Film and Television Production' në Los Angeles, një shkollë që u hap rrugë të rinjve nga komunitete të nën-përfaqësuara drejt një karriere në industrinë e filmit dhe televizionit.

“Do të bëj gjëra që më përmbushin më shumë, sepse nuk po vrapoj më pas karrierës”, u shpreh ai, duke shtuar se tani ka më shumë kohë për gjërat që i ka vërtet me rëndësi.

Megjithatë, theksoi se nuk po i thotë lamtumirë Hollywood-it: nëse i del një rol i mirë dhe interesant, do ta pranojë.

Në të njëjtën mbrëmje, Lincoln Center e nderoi Clooney-n për kontributin e tij në artin e filmit, por aktori pranoi se ndihet disi në siklet kur është në qendër të vëmendjes dhe kur e lavdërojnë publikisht.

Amal dhe George

Ai foli edhe për rrugëtimin e tij, duke thënë se ndonjëherë i duket ende e pabesueshme se si arriti të ndërtojë një karrierë kaq të madhe pas roleve të hershme televizive. /Telegrafi/