LAJMI I FUNDIT:

George Clooney zbulon momentin kur i kishte propozuar bashkëshortes: Ajo mendonte se unaza i përkiste dikujt tjetër

George Clooney zbulon momentin kur i kishte propozuar bashkëshortes: Ajo mendonte se unaza i përkiste dikujt tjetër

George Clooney ka ndarë detaje të reja se si i propozoi gruas së tij avokate për të drejtat e njeriut Amal Clooney me të cilën u martua në vitin 2014.

Gjatë një episodi të së premtes në The Drew Barrymore Show, aktori 61-vjeçar i “Ocean’s 11” tha se shtrimi i pyetjes nuk shkoi aq mirë, por ai është i lumtur që ajo tha po pas 20 minutash.


“Ishte një katastrofë, e planifikova të gjithën”, filloi ai ndërsa vazhdoi të thoshte se ajo e gjeti unazën në sirtarin e kuzhinës së tij, por gabimisht mendoi se një grua tjetër ndoshta e kishte lënë atje.

“Unë e mora unazën në sirtar dhe kënga fillon dhe i thashë se kishte një çakmak që mund ta marrësh – kishim një qiri, por e fika që ajo të merrte çakmakun”, tha Clooney, i cili po promovon “Ticket To Paradise”.

“Ajo e pa unazën në sirtar dhe e nxori jashtë, pastaj tha ‘ka një unazë atje, dikush la një unazë atje vite më parë”, shpjegoi Clooney.

Ai më pas i tha partneres: “Dëgjo, do të doja të martohesha me ty, por gjithashtu nuk jam i ri dhe jam në gjunjë tani… Më duket sikur mund të humbas një ijë”.

Në vitin 2017 aktori amerikan tregoi për Hollywood Reporter të njëjtën histori.

“Ishin 20 minuta që po qëndroja në gjunjë, duke pritur që ajo të thoshte po, sepse ishte shumë e tronditur”, kishte deklaruar aktori.

Tani çifti së bashku kanë dy fëmijë, binjakët Alexander dhe Ella të cilët janë pesë vjeç.

Filmi i ri i George me Julia Roberts “Ticket To Paradise” bën fjalë për një çift të divorcuar që udhëtojnë në Bali në një përpjekje për të sabotuar dasmën e vajzës së tyre dhe për të shmangur gabimet që ata bënë 25 vjet më parë.

Filmi është bashkëpunimi i fundit mes Clooney dhe Roberts – pas “Ocean’s Eleven”, “Confessions of a Dangerous Mind” dhe “Money Monster”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Animacioni 3D i Titanikut zbulon sekretet e tij: Mungesa e disa varkave të shpëtimit, ishte që klasit të parë t'iu jepej një pamje më e mirë

Animacioni 3D i Titanikut zbulon sekretet e tij: Mungesa e disa varkave të shpëtimit, ishte që klasit të parë t'iu jepej një pamje më e mirë

Magazina
“A mund të dal nga dera e kuqe”, Jetmiri kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3

“A mund të dal nga dera e kuqe”, Jetmiri kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3

Magazina
Edona Llalloshi publikon këndën

Edona Llalloshi publikon këndën "Deri kur...", dedikuar grave të vrara nga burrat

Magazina
Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Magazina
Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Magazina
Kalo në kategori